Lokale
Bujanoci të mërkurën në protestë
Pas heqjes së dhunshme të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga sheshi në Preshevë, edhe Bujanoci do të protestojë
Titulli nga burimet e veta ka arritur të mësojë se përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, janë takuar të premten dhe kanë marrë vendim për një protestë gjithë popullore.
Nga takimi që u mbajt në zyrën e Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc është vendosur që protesta të organizohet të mërkurën, 30 janar, ndërsa këshilli organizativë do të caktoj orën për fillimin e protestës.
Vlen theksuar se të hënën u mbajt një protestë në Preshevë në të cilën morën pjesë me mijëra qytetarë, mirëpo në këtë protestë, liderët politik, përveç pjesëmarrjes në te, nuk “guxuan” të paraqiten edhe me fjalimet e tyre të zakonshme.
Një grup protestuesish fishkëlluan këta liderë, derisa, disa prej tyre u larguan me shpejtësi nga protesta.
Se a do ta ketë të njëjtin epilog edhe protesta e Bujanocit do ta shohim ditën e mërkurë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!