titulli.com
Lokale

LPD: Për 13 vite nuk u përmbushën kërkesat e shqiptarëve të Luginës?

26.Jan.2013 11:33
0
Dita e sotme e 26 janarit na kujton dhembjen për vrasjen e para 13 vjetësh të vëllezërve Isa e Shaip Saqipi, në njërën anë dhe krenarinë kombëtare për daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në anën tjetër, thuhet në kumtesën e LPD-së. Lëvizja e Progresit Demokratik  i kujton këto dy ngjarje sa të dhembshme e aq krenare për popullin tonë martir e ngritën në shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar brenda dhe jashtë vendit. Populli shqiptar i Luginës, krah për krah me çlirimtarët e tij, arriti t’i sjell në këto hapësira faktorët e vendosjes ndërkombëtare. Përmbyllja e konflikteve të armatosura dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nukpërmbushi plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve në këtë rajon. Gjatë kësaj periudhe 13 vjeçare, janë nënshkruar disa marrëveshje e janë nxjerrë disa platforma e deklarata plitike në favor të zgjidhjes së problemeve në këtë rajon, por ato mjerisht kanë hasur në vesh të shurdhër të Beogradit dhe të ndërkombëtarëve, që veprojnë në këto hapësira. Në këtë rrugë nuk i harrojmë çlirimtarët e vendit, dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës, të cilët dhanë shumë për këtë pak liri që po e gëzojmë tash ne. Vepra e tyre Atdhetare nuk ka me u harruar për jetë të jetëve. Emrat e tyre do të skaliten në altarin e lirisë me shkronja të arta. Heqja me forcë e Lapidarit të dëshmorëve të ish UÇPMB-së, nga xhandarmëria serbe, paraqet provokimin më të rëndë, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon. Ngarkimi i zonave kufitare me forca të shumta serbe, moslejimi i përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, vazhdimi i gjyqeve politike ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, dhe presione të tjera politike dhe ekonomike që na dalin përpara, nuk do t’na zmbrasin nga rruga jonë e integrimeve kombëtare, përfundon kumtesa e lëshuar nga LPD Jonuz Musliu, kryetar./Titulli.com/  
Kush punëson, përfiton subvencion nga komuna
Përçahen liderët e Luginës, nuk takohen në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration