Lokale
‘Dëshimtarët e Jehovait’, thërrasin myslimanët e Bujanocit në takim!
Aktiviteti i ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ tashmë e një kohë në Bujanoc po lobon në forma të ndryshme për të përfituar anëtarë në mesin e saj.
Ajo që ka nevrikosur më së shumti besimtarët mysliman me kombësi shqiptare të kësaj komune, është rasti i fundit i vendosjes së ftesave në kutitë postare të shtëpive të tyre në këtë qytet.
Në redaksinë e portalit informativ Titulli sot ka arritur një qytetarë shqiptar i besimit mysliman, me ftesën në dorë të ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ që i është lënë në kutinë postare.
Ai me anonimitet u shpreh se kjo nuk është në rregull, pasi deri më sot në portën e shtëpisë së tij kanë trokitur tre herë misionarët e këtij sekti fetar të Krishterë dhe ai shumë qartë i kishte treguar se nuk i pranon këto ftesa dhe se i përket besimit mysliman.
Në ftesën e fundit, e cila për transparencë është vendosur më poshtë, ndër të tjera thuhet se “Të hënën është përvjetori i vdekjes së Jezuit (14 prill 2014) pas perëndimit të diellit. ‘Dëshmitarët e Jehovait’ ju ftojnë ju, familjen dhe miqtë tuaj që në këtë datë të dëgjoni një fjalim të shkurtër. Fjalimi do të shpjegojë pse është kaq e rëndësishme vdekja e Jesuit”, thuhet në këtë ftesë, e cila mes tjerash sqaron se takimi do të mbahet të hënën (14 prill) në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, me fillim prej orës 19h, raporton Titulli.
Bashkëbiseduesi ynë nga Bujanoci, i përkatësisë myslimane, gjithashtu theksoi se do të ishte mirë që ‘Dëshmitarët e Jehovait’ këto njoftime ti shpërndajnë në objektet e tyre të kultit, ashtu siç veprojnë edhe xhamitë, por jo t’i shqetësojë besimtarët me shkrime të ndryshme propaganduese edhe në pronat e tyre private.
Kush janë ‘Dëshmitarët e Jehovait’?
Doktrina e ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit.
Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra dhe prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave.
Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën.
Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së ‘Dëshmitarëve të Jehovait’.
Sot, organizata ‘teokratike’ e ‘Dëshmitarëve të Jehovait’, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), drejtohet nga disa burra në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York)./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!