Kurti me Merkelin: Spastrimi etnik administrativ i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (video)
Lokale

Kurti me Merkelin: Spastrimi etnik administrativ i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (video)

14.Sep.2021 20:55
0

Raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe bashkëpunimi rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian, ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelares Gjermanisë, Angela Merkel.

Në një njoftim pë media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kancelarja Merkel është interesuar për programin e qeverisë, vendimet dhe synimet e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka shpalosur edhe problemet e shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Sipas tij, reciprocitet Kurti kërkoi edhe te trajtimi i pakicave, duke nënvizuar se shqiptarët janë më të diskriminuarit në Ballkan.

“E kemi theksuar reciprocitetin te të drejtat e pakicave, e dini që në Ballkan ka disbalancë midis të drejtave të pakicave, serbët në Bosnje kanë Republikë, serbët në Kosovë kanë edhe të drejtë vetoje për shumë gjëra, ndërkohë që shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë. Spastrim etnik administrativ”, theksoi Kurti.

VIDEO:

Ambasadori I OSBE-së në Beograd, pret në takim deputeten nga Bujanoci, Nadije Beqiri (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration