Ambasadori I OSBE-së në Beograd, pret në takim deputeten nga Bujanoci, Nadije Beqiri (foto)
Ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu mirëpriti deputeten Nadije Beqiri në zyrën e tij në Beograd, shkruan Braathu në profilin e OSBE-së në Facebook.
Braathu dhe Beqiri diskutuan pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e pakicave etnike në jetën publike dhe politike në Serbi, duke u fokusuar në mbështetjen e Misionit për realizimin e të drejtave të pakicave në fushat e përdorimit zyrtar të gjuhës, arsimit, kulturës dhe mediave të pakicave.
Misioni mbështet përfshirjen dhe transparencën në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfshirë në jug të Serbisë, që jep rezultate për të gjithë qytetarët.
Ndërsa deputetja Nadije Beqiri, tha për Titulli.com se ka folur me ambasadorin për problemet e ndryshme që e preokupojnë pakicën shqiptare në Luginë të Preshevës.
Ajo theksoi se ka prezantuar shqetësimet edhe të rinisë për mungesën e perspektivës për të ndërtuar dhe zhvilluar një jetë në vendin e tyre./Titulli.com/