Ku mbeti panairi tradicional i Bujanocit?
Lokale

Ku mbeti panairi tradicional i Bujanocit?

17.May.2015 21:50
0

Edhe pse Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Investimeve Potenciale nga përgjegjësit në Bujanoc ishte vlerësuar si tradicional, për këtë vit nuk është paralajmëruar mbajtja e tij.

Rreth 200 biznese nga vendi dhe rajoni që vitin e kaluar ekspozuan prodhimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar për Bujqësi dhe Investime Potenciale, këtë vit nuk do të mund t’a bëjnë këtë, të paktën nuk ka njoftim nga Komuna se do të mbajë panairin e tetë me radhë.

Vitin e kaluar ky panair me ekspozues të prodhuesve të ndryshëm, u mbajt nga 9 deri më 11 maj, ndërsa sot kur kanë kaluar këto afate, nuk kemi asnjë paralajmërim.

Njëri prej përgjegjësve komunal për organizimin e panaireve, me anonimitet i ka thënë portalit informativ Titulli.com se këtë vit nuk do të mbahet shkaku i mungesës së fondeve.

Kujtojmë se vitin e kaluar panairi u mbajt në sallën e sportit në Bujanoc me ç’rast u hap nga kryetari i kësaj komune Nagip Arifi, ambasadorja e Austrisë Johanness Eigner, Zëvendës ministres së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë znj. Brunilda Paskali, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Regjionale të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Arben Halili.

Veç panairit, Bujanoci ka edhe zyrën ndërlidhëse të Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit. Që nga hapja në qershor të vitit 2014, sipas ndërmarrësve në Bujanoc, kjo zyre nuk ka dhënë rezultatet e pritura. /Titulli.com/

Kultura letrare në Luginë të Preshevës lihet në harresë
Bilaçi befason, dy ish anëtarët i rikthehen PVD-së, lëshojnë PD-në!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration