PDK dënon aktet e dhunës në Luginë dhe Kosovë
Lokale

PDK dënon aktet e dhunës në Luginë dhe Kosovë

22.Jan.2013 12:14
0
pdk bujanocPartia Demokratike Kombëtare gjendjen politike dhe të sigurisë, pas heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, e vlerëson të rëndë dhe shqetësuese Subjekti politik i cili vepron në Luginë përmes një komunikate dënon aktet e dhunshme të ndodhura në rajonin tonë. “Heqja me forcë e pllakës përkujtimore të UÇPMB-së në qendër të Preshevës nga forcat e xhandarmërisë dhe demolimi i varrezave serbe në Kllokot si dhe rrënimi i përmendores partizane në Viti, dëmtojnë frymën e tolerancës dhe multikulturalizmin në Kosovë e Serbi, nxisin urrejtje ndërnacionale dhe shkaktojnë hakmarrje e revanshizma antiqytetëruese”, thotë kumtesa e nënshkruari nga lideri i kësaj partie Nexhmedin Saqipi. PDK, këto akte vandale i cilëson si vepra të patolerueshme nga do qofshin ato, të cilat na kujtojnë ngjarjet e marsit të vitit 2004, të cilat vënë nën flakë kisha e xhamia, varreza e memoriale, duke e veshur me imazh te keq Prishtinën e Beogradin dhe duke nxitur reagimin e ashpër të faktorëve ndërkombëtarë. “Skena politike shqiptare në Luginë dhe Kosovë, ka pasur të drejtë në disa raste kur ka kërkuar reciprocitet midis shqiptarëve të Luginës dhe serbëve të veriut të Kosovës, qoftë në të drejtat e tyre individuale e kolektive, në decentralizim e qeverisje, në vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të lartë, por jo reciprocitet edhe në dhunë e vandalizma”, shkuhet në kumtesë. Mëtej në këtë dokument thuhet se “populli shqiptar është njëri nga popujt më të vjetër në Ballkan, i përmendur për bujari, besë, trimëri e atdhedashuri. Këto vlera shqiptarët nuk i kanë fituar me vandalizëm, dhunë dhe përdhosje të vlerave kulturore të të tjerëve”./Titulli.com/  
Ku mbetën patriotët e Luginës?
Presheva e rrethuar nga forca të mëdha të xhandarmerisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration