Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Kuvendi Komunal në Preshevë nuk arriti që të mbajë seancën e pestë në mungesë kuorumi dhe ligjërisht ky institucion do të shpërbëhet, duke qenë se ligji për qeverisje lokale parasheh shpërndarjen nëse Kuvendi nuk mblidhet më gjatë se tre muaj.Përkundër tri përpjekjeve radhazi nga data 22, 23 dhe sot më 24 gusht, Kuvendi i Preshevës në mungesë të kuorumit, nuk arriti që të mbajë seancën e V-të në mënyrë që të mbijetoj. Ligji serb mbi pushtetet lokale, neni 85 i tij, ndër të tjera parasheh që Kuvendet Komunale mund të shpërbëhen nëse ato nuk mblidhen më gjatë se tre muaj.
Me këtë rast duhet njoftohet Ministria e Pushtetit Lokal e cila më pas e njofton Qeverinë dhe kjo e fundit, përcakton një organ të përkohshëm në vend të organit ekzistues legjislativ dhe ati ekzekutiv të komunës përkatëse.
Mirëpo sipas kryetarit të Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu, ligji nuk është i prerë, prandaj sipas tij, Kuvendi ende nuk është shpërbërë.
Edhe Kryetarja e Komunës në Preshevë, Ardita Sinani, ka shpreh dyshimet e saja në përpikërinë e ligjit, ajo ka ftuar qytetarët që të ruajnë qetësinë në mënyrë që të mos manipulohen nga deklaratat e ndryshme.
Kuvendi i Preshevës, numrin 38 këshilltarë komunal, mandatet e këshilltarëve ndonëse fitohen në emër të subjekteve politike, ato iu takojnë vet këshilltarëve. Shumica aktuale është e dyta që pas përfundimit të zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar./rtk/