Gjelbrim Taipi, lojtar i ri  në përfaqësuesen e Kosovës
Lokale

Gjelbrim Taipi, lojtar i ri në përfaqësuesen e Kosovës

25.Aug.2017 15:25
0
Mesfushori ofenziv Gjelbrim Taipi është lojtari i ri i radhës në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

24-vjeçari, që është nga Tërnoci i Bujanocit, javën tjetër pritet të nisë procedurën për t'u pajisur me pasaportë të Kosovës, që është kusht për të luajtur për përfaqësuesen. Ai nuk pritet të luajë për Kosovën në ndeshjet e shtatorit ndaj Kroacisë e Finlandës, por pritet të ftohet për ndeshjet e tetorit.

Në tetor Kosova i luan ndeshjet e fundit në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Taipi aktualisht luan për St. Gallenin në Superligën e Zvicrës në futboll. Ka tri paraqitje në Superligë dhe një për kupë të Zvicrës. Për Kupë e ka shënuar një gol.

Taipi është prej lojtarëve më të njohur nga Lugina e Preshevës. Ky rajon shqiptar tashmë e ka një lojtar në përfaqësuesen e Kosovës, mbrojtësin e majtë Fidan Aliti..

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Hyseni: Me poezi greh shqetësimet për Medvegjën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration