Kryetari i Preshevës: Sot edhe 100 vjet nuk lëshojmë pe që të bashkohemi me Kosovën
Lokale

Kryetari i Preshevës: Sot edhe 100 vjet nuk lëshojmë pe që të bashkohemi me Kosovën

01.Jan.2021 22:06
0

Të ndarë padrejtësisht, të shkëputur nga territori i Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë një dëshirë e cila nuk ndërron asnjëherë, bashkimin me Kosovën.

Mirëpo udhëheqësit e Luginës, nuk pranojnë për asnjë çmim që Kosova të ndahen në mënyrë që dëshira e tyre të plotësohet. Kështu ka deklaruar në një intervistë për IndeksOnline, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai ndonëse thotë se për “ sot e 100 vjet nuk lëshojmë pe që të bashkohemi me Kosovën”, nuk është i kënaqur me punën e bërë nga institucionet kosovare për shqiptarët e Preshevës.

Përmend ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, duke thënë se është interesuar më së shumti për shqiptarët e Preshevës, por thekson se  “me një lule nuk çel pranvera”.

Këto dhe për zhvillimet e fundit në Preshevë mund të lexoni më poshtë intervistë e IndeksOnline me Arifin:

Po përmbyllim një vit të vështirë, pandemia Covid-19 ka diktuar në të gjitha format jetën tonë. Si ka qenë vitit për qytetarët e Preshevës dhe për ju si udhëheqësi e saj?

Shqiprim Arifi: Sivjet ka qenë një vit i rëndë për qytetarët e Luginës së Preshevës, por jo vetëm, por për të gjithë globin, për arsye se na ka ndikuar në sferat më vitale por edhe më sensible të jetës. Ka cenuar jo vetëm shëndetin por edhe perspektiven për jetë në të ardhmen. Gjithashtu edhe ka ndryshuar totalisht perceptimin e jetës por edhe për të ardhmen. Unë personalisht kam qenë i prekur me virus. Flas nga përvoja ime. Gjithashtu një pjesë të familjes i kam pasur të infektuar, ka pasur ndikim të thellë, prandaj mendoj që çdo qytetarë në botë, por veçanërisht në Luginë të Preshevës është prekur rëndë. Kur them në Luginë të Preshevës e them se ajo karakterizohet me një problematik tash shumë dekadore, të sfidave të shumta, të papunësisë dhe me diskriminim i cili është duke na u bërë tani për tre dekadat e fundit, kështu që pandemia te ne ka pas një efekte edhe më të rëndë.

Si e vlerësoni bashkëpunimin në mes të liderëve kosovar dhe juve si udhëheq të Luginës së Preshevës dhe a po bëjnë sa duhet dy shtetet shqiptare për shqiptarët jo vetëm të Preshevës por të tërë Luginës?

Shqiprim Arifi: Bashkëpunimi në mes të liderëve kosovar dhe neve është më shumë është bashkëpunim subjektiv se sa konkret profesional të themi dhe real në terren. Përveç fotove të dekadave të fundit tashmë e kemi edhe një tjetër qasje të liderëve kosovar por edhe të liderëve të Shqipërisë që janë prezent me vizita në Luginë të Preshevës apo në komunën tonë, por me shumë pak rezultate me takimet dhe vizitat. Unë jam pak i dëshpëruar se edhe për vitin 2021 nuk është vënë në funksion Fondi Kombëtar i Solidaritet i cili pastaj do të kishte qenë një mekanizëm që kishte mundur ti zhvillo sferat vitale në vendin tonë. Deri më tani kemi pasur vetëm 3 investime nga Kosova të cilat janë 50 mijë euro të vitit 2015 në maternitetin tonë jashtë sptialor,113 mijë euro të kryeministrit Haradinaj në vitin 2018 dhe pastaj e kemi 500 mijë euro të kryeministrit Albin Kurti në këtë vit që po e lëmë pas. Ndërsa nga Shqipëria kemi disa mini investimeve, të cilat kalojnë shifrën 6 shifrore për të cilat unë nuk jam i kënaqur për arsye se po fokusohen më shumë në Bujanovc sesa në Preshevë por nuk jam i kënaqur për arsye se unë pres se fondi i solidaritetit të ketë 5 milionë euro e jo 10 mijë  15 mijë projekteve.

Kështu që unë e kam shprehur se jam i dëshpëruar nga vënia e strategjisë kombëtare edhe të Kosovës dhe të Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës por edhe ndaj Malit të Zi por edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, edhe pse ata kanë tjetër status. Ne në Mal të Zi dhe Preshevë jemi të anashkaluar me dekada dhe kjo është për të qenë e dëshpëruar, ka momente iniciuesi për përfshirjen e Luginës dhe Malit të Zi në këtë strategji kombëtare, duke pasur parasysh që ne kemi garuar si listë e përbashkët në këto zgjedhjet e fundit por edhe sukseset që i kanë pasur  shqiptarët në Mal të Zi. Nëse më lejoni ta jap një notën prej 1-10 për Kosovën dhe Shqipërinë janë në 3sh.

Si e sheh rolin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj në raport me shqiptarët e Preshevës dhe Luginës?

Shqiprim Arifi: Gent Cakaj, është njëri nga ata aktorët që tani po mundohet me hapa konkret, strategjinë kombëtare edhe për Luginën e Preshevës edhe për Malin e Zi, por me një lule nuk çelë pranvera thonë tek na, kështu që na duhet një angazhim i tërë i qeverisë dhe duhet me qenë në agjendë me prioritet të lartë për kryeministrat në Shqipëri dhe Kosovë dhe jo me qenë vetëm pjesë e agjendës së ministrave të jashtëm.

Keni kërkuar ndonjëherë që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet në dialogun Kosovë-Serbi?

Shqiprim Arifi: Jo, nuk e kam kërkuar njëherë, por e kam kërkuar gjithherë pandërprerë në të gjitha rrethanat si në ato takimet zyrtare politike dhe në medie. Tani që 3 vite jam duke kërkuar që Lugina e Preshëvës të jetë e përfshirë në dialog dhe kjo është një konsensus politik në Luginë të Preshevës, për arsye se vetëm ne mund ta dimë se çka janë nevojat e shqiptarëve të Luginës dhe ne mund t’i përfaqësojmë ato dhe vetëm atëherë ka legjitimitet të plotë një marrëveshje në momentin e arritjes.

Cili është trajtimi që iu bëhet  shqiptarëve të Preshevës nga shteti serb?

Shqiprim Arifi: Ende trajtohemi në të njëjtën formës siç jemi trajtuar para 20 viteve nga qeveria e Serbisë, është një politik ndaj Luginës që hyn në terminologjinë e neglizhimit, që bëhet i qëllimshëm, ndaj kërkesave tona. Ne përveç librave dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe që i kemi arritur në 2020 nuk mund të konkludojmë në një qasje shumë pozitive të qeverisë, përkundrazi është në vazhdimësi neglizhente.

 Arritjet në 2020 me tekstet shkollore duke u përkrahur nga qeveria shqiptare, nuk është një arritje që duhet të jemi krenarë as ne, por as qeveria shqiptare por është marre  që qeveria e Serbisë ka mundur që pas 30 vitesh ti sigurojë këto. Përfshirja e shqiptarëve në strukturën shtetërore duke filluar nga dogana nga posta, nga pagesa e autostradës nga kadastra e të tjerë, është nënçmuese për neve shqiptarëve,  pasi që ne jemi 90 përqind shqiptarë në komunën e Preshevës kurse në këto institucione 90 për qind janë të punësuar serb. Kemi disa përparime në fushatë e projektimeve, ne mbahemi përmes qeverisë serbe në mjete nga Bashkimi  Evropian, sepse po të mos ishte kështu as ato nuk do t’i merrnim.

Ende ka  ngecje të përdorimit të flamurit kombëtar, neglizhim të qëllimshëm.

Më mirë kështu siç jeni apo të bashkoheni me Kosovën?

Shqiprim Arifi: Kështu siç jemi nuk është mirë. Ne do të thotë jemi të vetëdijshëm se  referendumi ½ për një bazë të veprimtarisë politike. Kemi lobuar kemi punuar dhe kemi organizuar edhe luftën tonë çlirimtare të UÇPMB-së pikërisht për të qenë bashkë me Kosovën, nuk lëshojmë pe në këtë, edhe nëse arrihet marrëveshje ne sot edhe 100 vjet nuk lëshojmë pe që të bashkohemi me Kosovën. Por këtë duhet ta fusim gjithnjë dhe ne këtë e kemi bërë në rrethana kontekstuale dhe të  mençura, ne kemi thënë që nuk ja vlen që ne të ndahemi, teoria e ndarjes  që Presheva shkon me Kosovë, Bujanovci mbetet në Bujanovc, ne këtë nuk e lejojmë nuk lejojmë as shkëmbimin e territoreve, veriu i Kosovës të shkoj me Serbinë, që Lugina me u bashkëngjit, ne nuk duam ta dëmtojmë Kosovën.

 Ose shkojmë krejt bashkë ose mbesim vetëm për mos me dëmtua projektin  e Republikës së Kosovës. Kështu që bashkëngjitja është parim jetësor i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nuk ndryshon.

Ndër vite vazhdon trendi i ikjes së shqiptarëve të Preshevës nga vendi i tyre. Cila është porosia juaj për ata që mendojnë të braktisin Preshevën?

Shqiprim Arifi: Nuk është vetëm trend i ikjes nga Shqiptarët e Preshevës, është trend i ikjes të gjitha vendeve të rajonit për të ikur në diasporë, në Bashkimin Evropian. Unë nuk mundem t’i porosisë që të mos ikin shqiptarët, se janë planifikime familjare, çka unë mund të bëj është të kryej punën time, të krijoj një perspektiv ekonomike të ndërtojë kualitet të jetës në Luginë të Preshevës . T’i lypi fonde nga Kosova dhe Shqipëria, t’i inkuadroj ndërkombëtarët në politik bërje dhe në ndihëm në Republikën e Serbisë që të na realizohen të drejtat tona që të zhvillojmë ekonominë t’i rrisim rrogat. Kjo është vetmja që mund të bëjmë.

Një mesazh për të gjithë shqiptarët në prag të festave të fundvitit?

Shqiprim Arifi: Mesazhi im është ju dëshiroj një vit të ri të gjithëve shqiptarëve anë e kënd botës me humbjen e pandemisë globale dhe  përmes saj sigurimit të shëndetit në familje tona dhe përmes saj dashurinë dhe respektin për njëri tjetrin  dhe përmes saj hedhjen e problemeve me njëri tjetrin dhe keqkuptimeve me njëri tjetrin, duke filluar qysh nga spektri politik dhe në familje. A.Sahiti

Pritjet për dalje nga Kosova tek Dheu i Bardhë deri 30 minuta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration