Kryetar i Medvegjës zgjidhet Dragisha Petroviq, zëvendës Florim Sahiti (Audio)
Lokale

Kryetar i Medvegjës zgjidhet Dragisha Petroviq, zëvendës Florim Sahiti (Audio)

14.Jan.2015 18:07
0

Pas ndërprerjes së seancës së 12 janarit, të mërkurën në Medvegjë, në vazhdimin e seancës është bërë rizgjedhja e strukturës udhëheqëse në këtë komunë të banuar me serb dhe shqiptarë.

Nga dita e sotme, kryetar i Komunës së Medvegjës është Dragisha Petroviq, inxhinier i diplomuar,  prej grupit qytetarë “Jabllanica e Epërme”, i cili ka arrit të marrë 33 vota nga 35 këshilltarë  sa ka Kuvendi Komunal në Medvegjë.

Për zëvendëskryetar me 30 vota pro është rizgjedhur Florim Sahiti, i cili nga 23 nëntori, kur ndërroi jetë papritur kryetari i ndjerë i Medevegjës, Sllobodan Drashkoviq, me automatizëm ka ushtruar detyrën e të parit të komunës.

Zgjedhja e strukturave udhëheqëse është përshëndetur nga këshilltarët prezent, ndërsa opozita në fillim kishte kundërshtuar Natasha Filliqin, kandidate fillestare për kryetare të Medvegjës, e cila më pas është tërheqë nga gara.

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Medvegjës, Dragisha Petroviq, ka falënderuar të pranishmit për besimin e dhënë, ndërsa ka thënë se do të angazhohet për zhvillim të ekonomisë dhe punësim.

I rizgjedhuri për zëvendëskryetar të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, i ka thënë portalit informativ Titulli.com, se mbledhja e sotme, për dallim nga dita e hënë, është zhvilluar në atmosferë të qetë.

“Sot ka kalu krejt në rregull, është zgjedhë kryetari, zëvendësi edhe Këshilli Komunal”, u shpreh Sahiti, i cili në seancën e ditës së hënë ishte viktimë e sulmit të një grupi të qytetarëve serb.

Vlen theksuar se Kuvendi Komunal në Medvegjë numëron gjithsejtë 35 këshilltarë, ndërsa prej tyre vetëm 6 janë shqiptarë që vijnë nga Partia për Veprim Demokratik.

Ky subjekt politik shqiptarë me grupin qytetarë “Jabllanica e Epërme” qeverisin me komunën e Medvegjës.

Përndryshe, seanca e ditës së mërkurë u përcoll  nga Organizata për Siguri dhe  Bashkëpunim Evropian (OSBE). /Titulli.com/

 

Arrestohet shoferi që shkeli këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes
Konfiskohen 396 kg duhan, ndalohen dy të rinj nga Bujanoci dhe Beogradi (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration