Arrestohet shoferi që shkeli këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes
Lokale

Arrestohet shoferi që shkeli këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

14.Jan.2015 12:39
0

Policia ka zbuluar dhe arrestuar Dragan Jovanoviqin (45) banorë i rrugës “Ive Andriqa” në Vranjë, i dyshuar se në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës ka shkelë me makinë këmbësorin Sllagjan Stanisavljeviq (46) dhe më pas ka ikë nga vendi i ngjarjes.

Sipas kumtesës së Policisë, Jovanoviqit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, pas së cilës do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente në Vranjë.

Kujtojmë se aksidenti kishte ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë, me ç’rast nga lëndimet e marra jetë kishte ndërruar këmbësori Slagjan Stanisavljeviq.

Ai ishte goditur me makinë, tipi i së cilës është ende e panjohur për policin, duke e tërhequr zvarrë viktimën. /Titulli.com/

*********************************************************************************************************************************************

Vranjë: E shkel këmbësorin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Në aksident trafikun që ndodhi mbrëmë rreth orës 00:15 minuta në Vranjë, në rrugën “22 Dhjetori”, ka humbur jetën këmbësori S.S. (1968) nga rrethina e Vranjës.

Te aksidenti erdhi kur shoferi i një veture, deri më tani i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga lëndimet e marra S.S. ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, thuhet në kumtesën e policisë të cilën e transmeton Titulli.com.

Hetimet i ka kryer zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore në Vranjë dhe zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë së këtij qyteti.

Kundër shoferit te panjohur policia do të ngrish padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, vepër e rëndë kundër sigurisë publike në komunikacion si dhe mos dhënies së ndihmës personit të lënduar në aksident komunikacioni.

Policia është duke ndërmarrë të gjitha masat për të zbuluar dha arrestuar shoferin që ka shkaktuar këtë aksident, për pasojë vdekjen e një qytetari. /Titulli.com/

KKSh: Sulmi ndaj kryetarit në Medvegjë, tregon politikat diskriminuese të shtetit
Kryetar i Medvegjës zgjidhet Dragisha Petroviq, zëvendës Florim Sahiti (Audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration