Lokale
“Kryeredaktori” i RTB-së që paguhet për të vjedhë dhe fshirë burimet e lajmit
Disa mediume lokale si duket nuk po munden ta përballojnë konkurrencën, por jo vetëm kaq, në rastin e sotëm të Televizionit Bujanoci, merret materiali nga kanali transmetues i Titullit dhe nuk citohet
Mukarrem Ahmeti, “kryeredaktori” me shkollë të mesme i mediumit publikë të komunës së Bujanocit, jep urdhra që portali informativ Titulli.com të mos citohet edhe pse shpesh burim i këtyre lajmeve është portali ynë.
Emisionin e mbrëmshëm “Ftesë për Studio” i televizionit Spektri i transmetuar drejtpërdrejtë për herë të parë edhe në Luginë në portalin informativ Titulli.com, është marrë nga kanali i Titullit, dhe më e keqja, leje që nuk është cituar por edhe i ashtuquajturi “kryeredaktor” Mukarrem Ahmeti urdhëron fshirjen e logos së Titullit nga video materiali i shkarkuar nga kanali për transmetim i mediumit tonë.
A thua për çka paguhet Mukarremi, për të punuar apo urdhëruar për thyerjen e rregullave të gazetarisë? Cili është roli i tij, vetëm për vjedhje dhe fshirje të burimeve ?
Jo vetëm kaq, si duket edhe idet i merr nga Titulli. Sot ky “kryeredaktor” ka angazhuar edhe stafin e tij që edhe RTB-në tani ta transmetojë në internet, natyrisht pas asaj që pa mbrëmë se bëri Titulli në bashkëpunim me Televizionin Spektri.
Tani Mukarremi mund të dalë në opinion e të thotë se videon e kamë marrë nga Televizioni Spektri, mirëpo ne asgjë nuk i lëmë rastit, e kemi konfirmuar se materialin i cili është transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 18:30h është marrë nga faqja jonë.
[caption id="attachment_40945" align="aligncenter" width="568"] Gjatë transmetimin në kanalin e inetrentit të Titullit dhe logo e fshirë në transmetimin e lajmeve të RTB-së[/caption]
Çka duhet të bëjë Mukarremi?
Jo të kërkojë falje publike, por të japë dorëheqje nga detyra e kryeredaktorit pasi për pozitën që ai mbanë në RTB ka njerëz që kanë kryer Fakultet të Gazetarisë dhe janë shumë më të përgatitur për të qenë kryeredaktorë pasi që njohin edhe etikën e sjelljes dhe jo të hajnisë.
Për transparencë, Titulli gjithmonë ka cituar lajmet që ka marrë nga Televizioni Bujanoci dhe çdo mediume tjetër që vepron në rajon./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!