Kryeministër, a e din ku është Bujanoci?
Lokale

Kryeministër, a e din ku është Bujanoci?

13.Nov.2012 17:27
0
Në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc dhe Preshevë kanë filluar sot aktivitetin me llogon “100 vjet shtet – 100 vjet harresë (100 vjet Copa – Copa)” ku është hapur dhe “Libri i Qytetarit” në të cilin qytetarët e Bujanocit kanë shtruar urimet, përshëndetjet e mbi të gjitha kërkesat e tyre në këtë “Libër” i cili do të i dërgohet kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Rreth 100 kërkesa e urime vetëm gjatë ditës së sotme janë grumbulluar në “Librin e Qytetarëve” nga kalimtarët e rastit që ishin dhe intelektual, gazetarë, student, politikanë, e shumë të tjerë. Ky aktivitet do të vazhdoj edhe tri ditë të tjera. Nësër në Preshëvë, pasnësër prap në Bujanoc dhe për të përfunduar të premten në Preshevë. Kërkesat e qytetarëve të Bujanocit ishin të ndryshme duke filluar me: “Kryeministër a e din ku është Bujanoci?, Mbroje kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, “Kryeministër kur do ta vizitosh Bujanocin?” e deri tek ato që shprehin indinjatën e thell “Urime 100 vjetori, urime 100 vjet shtetë veq një vit më ja pas kushtu Luginës së Preshevës ishte bo mal” dhe përgëzimet “Urime 100 vjet e u rritsh e madhe bashkarishtë me Luginën e Preshevës”. Në fletushkat e aktivitetit të KDNJ-së, shkruhet se Kushtetuta Kombëtare e Shqipërisë garanton sipas nënit 8 të saj se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijëve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptar me banim të përkoshëm ose të përhershëm jashtë kufijëve të vet. Republika e Shqipërisë, u siguron ndihmë shtetasve shqiptar që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashigimin kulturore kombëtare”./ Valon Begzadi/Titulli.com/

“Kryeredaktori” i RTB-së që paguhet për të vjedhë dhe fshirë burimet e lajmit
KKSH, ekspozitë me nxënës të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration