Cila parti opozitare po bëhet pjesë qeverisëse në Bujanoc?
Lokale

Cila parti opozitare po bëhet pjesë qeverisëse në Bujanoc?

14.Nov.2012 11:10
0
Qeverisjes aktuale të komunës së Bujanocit do ti bashkohet edhe një subjekt tjetër politik i cili kishte mbetur në opozitë pas konstituimit të pushtetit pas zgjedhjeve të 6 majit të këtij viti. Burimi i Titullit nga një parti politike serbe në Bujanoc na konfirmuar se brenda pak ditëve koalicioni aktual do të jetë edhe me një subjekt tjetër i cili deri tani ishte pjesë e opozitës. Bëhet fjalë për Partinë  Përparimtare Serbe (PPS) e cila nga radhët e veta ka dy këshilltar në Asamblenë Komunale, dhe sipas kësaj deklarate të burimit tonë del se shumica në Kuvendin e Komunës së  Bujanocit në të ardhmen do ti ketë 23, dhe jo 21 këshilltar sa i ka tani. Duke dashur që këtë informacion ta konfirmojmë edhe nga subjekti politik i cili është edhe bartës i pushtetit aktual në Komunën e Bujanocit, Partia Demokratike, gazetari i Titulli kontaktoi udhëheqësin e Shërbimit për informim të PD-së, Nexhat Behlulin. Behluli, informacionin tonë në fillim të bisedës nuk deshi as ta konfirmoje por as nuk e demantoi, dhe në vazhdim theksoi: “Ashtu sikur që edhe ju e dini se subjekti jonë politik Partia Demokratike vazhdimisht bën ftesë publike që jemi të gatshëm për zgjerimin e koalicionit aktual duke e pasur parasysh që kemi shumicën e ngushtë në Kuvendin komunal. Ne edhe rregullisht kemi zhvilluar biseda dhe takime të shumta për zgjerimin e koalicionit me të gjitha partitë të cilat janë pjesë e opozitës në përjashtim me subjektin e PVD-së me të cilin as që do të bisedojmë, sepse e kanë dëshmuar se nuk janë të interesuar për marrëveshje me ne”, u shpreh Behluli. Ai po ashtu tha se për interesimin e Partisë Përparimtare Serbe (PPS) që të jetë pjesë e pushtetit në Bujanoc si parti në parim nuk kemi kundërshtime, edhe atë për dy arsye: “E para se ne me partnerët tanë aktual, me partitë serbe, e kemi marrëveshjen e cila parasheh se funksionet dhe postet ndahen në paritet 60% i takojnë Partisë Demokratike kurse 40 % partive serbe, dhe këtu situata është shumë e qartë", tha Behluli Sipas deklaratës së Behlulit nëse PPS do të hyjë në koalicionin qeverisës  do ti ndahet hise vetëm nga 40 % që kanë subjektet serbe dhe assesi nga 60 % i Partisë Demokratike, po ashtu ky subjekt më i madh shqiptar në komunën e Bujanocit mban të hapur ofertën për partitë e bllokut opozitar shqiptar që të jenë pjesë e pushtetit në Bujanoc. “Nëse vie deri tek zgjerimi i koalicionit me një parti serbe, kjo do të jetë çështje e bllokut serb, bile ndoshta Partia Demokratike as që do jetë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes sepse kemi të bëjmë me paketën e pozicioneve të bllokut të partive serbe, gjithnjë duke e ruajtur paritetin 60% me 40 % në favor të Partisë Demokratike”, përfundon Behluli./Titulli.com/
Jonuz Musliu kërkon ndihmën e Jakup Krasniqit
“Kryeredaktori” i RTB-së që paguhet për të vjedhë dhe fshirë burimet e lajmit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration