Kryeministri Kurti: Ndamë 255 mijë euro për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Lokale

Kryeministri Kurti: Ndamë 255 mijë euro për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

21.Jul.2022 14:30
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës të mërkurën ka njoftuar se janë ndarë Për sigurimin e librave për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ndamë 255 mijë euro.

Postimi i plotë në Facebook nga Albin Kurti:

Projektligje e vendime për mërgatën, shëndetësinë, sigurinë e të drejtat e njeriut, morëm sot në mbledhjen e Qeverisë.
 
Përfshirja aktive e mërgatës në politikbërje dhe forcimi i lidhjeve të saj me Kosovën, është qëllimi i Programit për Diplomaci Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për realizimin e këtij programi ndamë 90 mijë euro.
 
Përditësuam agjendën legjislative për vitin 2022, duke përfshirë këtu obligimin për hartimin e rregullave që mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë.
 
Me 5.5 milionë euro do të vazhdojmë pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, por jo me pak se 60 euro deri në gjashtë muaj.
 
Miratuam Projektligjin për Sanksionet e Shënjestëruara Kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, përmes të cilit vendi ynë rreshtohet në radhën e shteteve demokratike që kanë normuar këto sanksione.
Emëruam bordin e ri të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
 
Miratuam tri projektligjet e propozuara nga Ministria e Mbrojtjes të cilat, ndër të tjera, vendosin kontrolle të ndërsjella institucionale dhe linja të qarta të komandimit, me qëllim të mbrojtjes adekuate të interesit nacional.
 
Miratuam tri vendime për shpronësim në interes publik, për ndërtimin e "Rrugës Shtetërore" që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë; për ndërtimin e objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme; dhe, të pronave të palujatshme të cilat gjenden brenda lokacionit të ish "Aeroportit të Gjakovës" për nevoja të realizimit të projekteve të Ministrisë së Mbrojtjes.
 
Për sigurimin e librave për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ndamë 255 mijë euro.
Kamberi vizitë falënderuese në Kosovë për mbështetjen në zgjedhjet parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration