Kamberi vizitë falënderuese në Kosovë për mbështetjen në zgjedhjet parlamentare
Deputet i zgjedhur në parlamentin e Serbisë pas rivotimit të pestë në zgjedhjet e 3 prillit, Shaip Kamberi ka takuar disa nga partitë opozitare në Kosovë.
Ai u prit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi të cilët i dhanë mbështetje Kamberit përmes deklaratave në Facebook për ftesë votuesve.
Postimet e Kamberit:
Bashkë me dy nënkryetarët e PVD-së, Ardita Sinani dhe Burhan Halili, zhvilluam takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Lumirit dhe delegacionit të LDK-së iu faleminderuam për përkrahjen dhe angazhimin e dhënë për ta përfunduar me fitore betejën tonë politike për përfaqësim parlamentar.
Mbështetja për sensibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës duhet të jetë gjithëpërfshirëse e mbarëkombëtare.
Beteja jonë për përfaqësim të dinjitetshëm parlamentar kërkoi mbështetjen e dashamirëve dhe miqve gjithandej në shqiptari.
Ishim sot në PDK në takim me kryetarin Krasniqi për të shprehur falenderimet tona për mbështetjen e sinqertë dhe të parezervë që na dhanë.
Faleminderit Memli!