Kristina Zariq një shqiptare në Suboticë: Ndihem e huaj në vendin e lindur Foto: Autonomija
Lokale

Kristina Zariq një shqiptare në Suboticë: Ndihem e huaj në vendin e lindur

01.Nov.2016 15:38
0
Përvoja e Kristina Zariq, përfaqësuese e gjeneratës së dytë të bashkësisë shqiptare në Suboticë të Serbisë është një histori me shumë dilema, shkruan Titulli.com.

Edhe pse ajo është lindur në këtë qytet në vitin 1986 ndjehet sikur e huaja, shprehet Zariq për portalin e Vojvodinës  autonomija duke shtuar se identitetin e ka ndërtuar në vitet e turbullta të 90-ta kur njerëzit ishin të korruptuar dhe kishte trazira politike.

“Askush nuk më ka ofenduar direkt por indirekt po. Është e thjeshtë të shohësh se çka mendojnë të tjerët, kam pasur paragjykime dhe stereotipe negative se tek shqiptarët shikojnë ndryshe nga të tjerët. Më kujtohet se nëna e një shoqe time i kishte folur që mos të shoqërohet me mua, ky është vetëm një shembull”, është shprehur Kristina Zariq, transmeton Titulli.com.

Është fakt se Kristina është rritur në një mjedis multietnik dhe ajo i ka ndihmuar asaj që të ndërtojë botën e vet me shoqërinë në të cilën përkatësia etnike nuk është e rëndësishme dhe mbi këtë bazë ajo ju ka përshtatur shoqërisë që tani e 8 vite jeton me një serb në bashkëshortësi  që funksionon mirë.

Kristina thotë se gjuha amtare ishte aktive vetëm në rrethin e familjes saj aty ku ka mësuar të flas dhe të shkruaj shqip që i mungon asaj nëpër kohë.

“Mendoj se mungon rasti dhe vendi aty ku gjuha shqipe mundë të përdoret në nivel letrar sepse në Suboticë në krahasim me pakicat tjera, shqiptarët nuk janë të organizuar në mënyrë institucionale”, ka theksuar Kristina Zariq një shqiptare që jeton në një vend më pakica tjera .

Ajo duke folur më tej është deklaruar se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit amë më shumë i ruajnë traditat se ata në Kosovë dhe Shqipëri./Titulli.com/

Goma e dimrit të obliguara në Serbi nëse ka borë dhe akull, siguri në trafik për vozitësit
Presheva në 2017 me buxhet për resurse njerëzore e trajnime, më pak në infrastrukturë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration