Goma e dimrit të obliguara në Serbi nëse ka borë dhe akull, siguri në trafik për vozitësit
Vozitësit në Serbi nga 1 Nëntori deri më 1 Prill janë të obliguar të kenë gomat e dimrit derisa nëpër rrugë të ketë borë, akull dhe acar, thuhet në njoftimin e Agjencionit për Siguri në Trafik dhe Shoqata e Automobilave të Serbisë bëjnë thirrje qytetarëve që mos të shfrytëzojnë gomat e verës në këtë periudhë që të jenë më të sigurt në trafik.Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj çështje:
- Duhet ti keni gomat e dimrit – Në periudhën nga 1 nëntori e deri me 1 prill është obligim ti keni pajisjet e dimrit, dhe me këtë nënkupton se në automobila dhe automjete për transport të lehtë në të katër rrotat duhet të kenë goma të dimrit me thellësi të sipërfaqes mbi 4 milimetra si dhe zinxhirët për borë, ndërsa autobusët dhe kamionët duhet të kenë edhe lopatën.
- Pse duhet ti përdorni edhe nëse nuk ka borë – Kur nuk ka borë dhe akull, pajisjet nuk janë të obligueshme, mirëpo nga agjencioni për siguri në trafik këshillojnë që përdorimi i gomave të dimrit është më i mirë pasi ngjiten më mirë në rrugë, andaj edhe rruga e frenimit është më e shkurtë.
- Kur polici dënon – Policia nuk do të sanksionojë nëse nuk keni goma të dimrit nëse s’ka borë dhe akull, vetëm se në raste aksidenti.
- Kur duhet ti keni zinxhirët – Të gjithë vozitësit jashtë vendbanimeve duhet ti kenë zinxhirët, ndërsa nëse nuk ka borë dhe akull, atëherë si pajisje shtesë.
- Dënimet – Përdorimi i gomave të verës në vend të dimrit dënohet prej 6000 deri 20.000 dinarë ndërsa personat juridik nga 100.000 deri 800.000 dinarë. Vozitësi që shkakton aksident me goma të dimrit mund të marrë dënim me burg deri 45 ditë, ndërsa dënimi nëse nuk posedoni zinxhirë është 3000 dinarë.