Konkurs për projekte në avansimin e arsimit dhe edukimit
Lokale

Konkurs për projekte në avansimin e arsimit dhe edukimit

26.Oct.2017 11:09
0
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik shpallë Konkurs Publik për pjesëmarrje në shfrytëzimin e mjeteve financiare të dedikuara për dotacionet për organizatat joqeveritare dhe organizatat tjera joprofitabile të rëndësishme për arsim në vitin 2017.

Ministria me këtë ftesë ftonë të gjithë organizatat e interesuara që të propozojnë programi për arsye të përkrahjes financiare, me të cilat përmes aktiviteteve arsimoro-edukative ofrojnë përkrahje nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në periudhën e afatit të projekti, përkatëisht prej 1 dhjetor 2017 deri më 31 maj 2018.

Qëllimi i konkursit publik është avansimi i sistemit të arsimit dhe edukimit në bazë të programeve dhe projekteve të shprehura të cilat ofrojnë përkrahje nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Pjesëmarrësit e konkursit mund të jenë shoqatat me seli në territorin e Republikës së Serbisë (organizatat joqeveritare dhe joprofitabile, të themeluara për arsye të realizimit të qëllimeve dhe avansimit të arsimit dhe edukimit).

Shoqatat  - pjesëmarrësit e konkursit paraqitjen dhe propozimin e programit duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së konkursit.

Për më shumë informacione rreth konkursit mund t`i merrni në http://www.mpn.gov.rs/javni-konkurs-za-ucesce-u-koriscenju-finansijskih-sredstava-ministarstva-prosvete-nauke-i-tehnoloskog-razvoja-namenjenim-za-dotacije-nevladinim-i-drugim-neprofitnim-organizacijama-znacajnim-za-obrazo/

Burimi: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Trupi Koordinues

Pena poetike e poetit Adnan Mehmeti, nga toka e vendlindjes
Dështojnë 40 milion dinarë për bizneset e Luginës së Preshevës për vitin 2017
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration