Konkurs për mësimdhënës të lëndës fetare në shkollat e Luginës
Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë ka hapur konkursin për paraqitjen e kandidatëve që dëshirojnë të japin lëndën e mësimit fetar në shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës. Koordinatori i mësimit fetar për shkollat e Luginës, Nexhmedin Saqipi, përmes këtij konkursi i bënë ftesë kandidatëve të interesuar për ligjërimin e kësaj lënde në shkollat e Bujanocit dhe Preshevës, që të aplikojnë për pranim në listën e mësimdhënësve fetar për vitin e ri shkollor 2013/2014. Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet më së voni deri më 10 korrik në zyrën e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nexhmedin Saqipi është emëruar për koordinator të mësimit fetar për shkollat e Luginës. Emërimin e tij në këtë detyrë e bëri kryetari i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Adem Zilkiq. Ai gjatë qëndrimit në Bujanoc theksoi se vendimin për emërim të Nexhmedin Saqipit koordinator, e ka bërë duke marrë parasysh përvojën në mësim–besim dhe autoritetit që ai ka në këtë rajon./Titulli.com/ *****************************************************************************************************************************THIRRJE E HAPUR MESIMDHËNËSVE FETAR PËR PUNËSIM NË SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME
Rijaseti e Bashkësia Islame në Sërbi , dërgon thirrje të hapur të gjithë kandidatëve të interesuar për vende pune mësim dhënës të mësimit fetar në shkollat fillore dhe të mesme të Bujanocit dhe Preshevës për pranim në listën e mësimdhënësve fetar për vitin shkollor 2013/2014.Rijaseti e Bashkësia Islame në Sërbi, dërgon
THIRJE TË HAPUR – KONKURS
Të gjithë kandidatëve të interesuar për vende pune mësimdhënës të lëndës fetare në shkollat fillore në listën e mësimdhënësve fetar për vitin shkollor 2013/2014, të sjellin këto dokumente:- Diplomën
- Certifikatën e lindjes (fotokopje)
- Nënshtetësinë ( fotokopje )
- Biografinë
- Kërkesën për regjistrim në listën e mësimdhënësve fetar për vitin shkollor 2013/2014
Koordinatori për lëndën fetare , Nexhmedin Saqipi