Bujanoc: Nisin punimet në rrugën e “Vardarit” (foto)
Lokale

Bujanoc: Nisin punimet në rrugën e “Vardarit” (foto)

21.Jun.2013 12:37
0
Kontrata e nënshkruar me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për asfaltimin e 750 metra të rrugës “Vardar” në Bujanoc, që shpie në drejtim të tregut të qytetit, ka filluar të realizohet në terren. [caption id="attachment_77415" align="alignleft" width="300"]Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi[/caption] “Sot filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës së “Vardarit” me një gjatësi prej 750 metrave, si dhe 350 metra kanalizim pasi një pjese të kësaj rruge i mungon kjo infrastrukturë”, deklaroi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, gjatë vizitës që i bëri punimeve. Rruga e “Vardarit” e cila momentalisht është e shtruar me kalldrëm, për t’u bërë me asfalt do të kushtojë rreth 25 milion dinarë (pa tvsh), ndërsa sipas Arifit për fillim është siguruar pjesa e parë e mjeteve nga Trupi Koordinues (TK) me vlerë prej 14 milion dinarë. Arifi tha se, nëse TK ka mundësi të financojë edhe pjesën tjetër atëherë punimet do të përfundohen brenda vitit, në të kundërt pjesa që do të mbetet do të vazhdohet vitin e ardhshëm. Sipas kryetarit, kalldrëmi i cili po largohet nga kjo rrugë do të shfrytëzohet nga Drejtorati për Ndërtim dhe Komunalia për renovimin e të gjitha rrugëve tjera të ndërtuara nga kalldrëmi. Në bazë të kontratës e cila është nënshkruar më 13 maj, kryesi i punëve duhet që punimet, me fazën përfundimtare asfaltimin, t’i përfundojë brenda 50 ditëve të punës./Titulli.com/ rruga vardarit-Bujanoc-2 rruga vardarit-Bujanoc-1
Konkurs për mësimdhënës të lëndës fetare në shkollat e Luginës
Bisedimet Luginë-Beograd vazhdojnë nesër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration