Konkurs për projekte në avansimin e arsimit dhe edukimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik shpallë Konkurs Publik për pjesëmarrje në shfrytëzimin e mjeteve financiare të dedikuara për dotacionet për organizatat joqeveritare dhe organizatat tjera joprofitabile të rëndësishme për arsim në vitin 2017.Ministria me këtë ftesë ftonë të gjithë organizatat e interesuara që të propozojnë programi për arsye të përkrahjes financiare, me të cilat përmes aktiviteteve arsimoro-edukative ofrojnë përkrahje nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në periudhën e afatit të projekti, përkatëisht prej 1 dhjetor 2017 deri më 31 maj 2018.
Qëllimi i konkursit publik është avansimi i sistemit të arsimit dhe edukimit në bazë të programeve dhe projekteve të shprehura të cilat ofrojnë përkrahje nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.
Pjesëmarrësit e konkursit mund të jenë shoqatat me seli në territorin e Republikës së Serbisë (organizatat joqeveritare dhe joprofitabile, të themeluara për arsye të realizimit të qëllimeve dhe avansimit të arsimit dhe edukimit).
Shoqatat - pjesëmarrësit e konkursit paraqitjen dhe propozimin e programit duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së konkursit.
Për më shumë informacione rreth konkursit mund t`i merrni në http://www.mpn.gov.rs/javni-konkurs-za-ucesce-u-koriscenju-finansijskih-sredstava-ministarstva-prosvete-nauke-i-tehnoloskog-razvoja-namenjenim-za-dotacije-nevladinim-i-drugim-neprofitnim-organizacijama-znacajnim-za-obrazo/
Burimi: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Trupi Koordinues