Komuna, shtëpia e kulturës, gjykata  dhe ndërmarrje tjera prej borxhlinjve më të mëdhenj ndaj “Komunalisë” në Bujanoc (statistika)
Lokale

Komuna, shtëpia e kulturës, gjykata dhe ndërmarrje tjera prej borxhlinjve më të mëdhenj ndaj “Komunalisë” në Bujanoc (statistika)

24.Sep.2018 12:12
0

Krahas borxhev tjerë ndaj ndërmarrjes publike “Komunalia” janë edhe komuna e Bujanocit dhe shtëpia e kulturës  në borxh prej 67 milion 867 mijë dinarë.

Sipas raportit të punës për 2017 komuna e Bujanocit  ka borxhin në vlerën totale prej 30 milion e 292 mij dinarë i ndarë në dy pjesë në atë të komisariatit për refugjatë i cili kap vlerën prej 23 milion e 486 mij dinarë si dhe vetëadministrata lokale në vlerë prej 6 milion e 806 mijë dinarë.

Pas komunës renditet  ndërmarrja “Simpo” nga Vraja me borxhin prej 15 milioni e 607 mijë dinarë pastaj vijnë  Baja  e Bujanocit, kompania “Qosja”, Gjykata Themelore e Bujanocit, shtëpia e kulturës, kompania  Simpen, industria duhanit (DIB)  dhe klubi sportiv i Bujanocit (BSK).

Shtëpia e Kulturës “Vuk Karagjiq” renditet e shtata për nga shuma e borxhit ndaj “Komunalisëme vlerë prej  2 milion e 324 mijë dinarë, shkruan Titulli.com.

Në raportin e punës dërguar kuvendi komunal të komunës së Bujanoci thuhet se “Komunalia” ka ngritur padi gjyqësore për  63 persona fizik gjatë vitit 2017 për borxhin në vlerën prej 74 milion e 220.830 dinarë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration