Shfrytëzuesit e shërbimeve nuk paguajnë borxhin “Komunalisë” në Bujanoc afro 640 mijë euro
Ndërmarrja publike “Komunalia” e cila bënë furnizimin me ujë të pijshëm, grumbullimin e mbeturinave si dhe shërbime të tjera në komunë të Bujanocit në vitin 2017 sipas raportit mbi punën e kësaj ndërmarrje ka ngritur padi gjyqësore ndaj persona fizik për mos shlyerje të borxheve.
Në raportin e punës dërguar kuvendi komunal thuhet se kjo ndërmarrje ka ngritur padi gjyqësore për 63 persona fizik gjatë vitit 2017 për borxhin në vlerën prej 74 milion e 220.830 dinarë, shkruan Titulli.com.
Sipas këtij raporti disa nga lëndët të cilat janë dërguar në prokurori janë fituar nga NP “Komunalia” ndërsa shumica e lëndëve janë ende në shqyrtim e sipër.
Raporti i ndërmarrjes publike “Komunalia” dërguar edhe këshilltarëve të kuvendit komunal sqaron se borxhi më i madh ndaj kësaj ndërmarrje është në vlerë prej 198,689,64 dinarë i një banori nga qytetit i Bujanocit./Titulli.com/