Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa për studentë të vitit 2016/2017
Lokale

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa për studentë të vitit 2016/2017

01.Mar.2017 14:54
0
Komisioni i Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë të studimeve themelore dhe master në vitin akademik 2016/2017.

Nga buxheti komunal për këto bursa janë siguruar 10 milion dinarë që do t’i ndahen studentëve sipas kategorive.

Kushtet e aplikimit për përfitimin e bursave janë caktuar që kandidati për herë të parë të ketë regjistruar këtë vit të studimeve dhe masterin, dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësisht suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve,  që kandidati të mos jetë në marrëdhënie pune dhe të mos jetë i moshës mbi 26 vjet.

Të gjithë studentët ë e interesuar duhet që fletëparaqitjet ti dorëzojnë në ndërtesën e komunës së Bujanocit, drejtorinë për shërbime publike, zyra numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h dhe konkursi mbetet i hapur deri më 21 Mars.

Për më tepër klikoni në linkun e publikimit zyrtarë të komunës së Bujanocit.  KONKURS për Bursa studentore për vitin 2016/2017

 

25 vjet nga referendumi i Luginës së Preshevës dhe tre opsioneve politike (video)
Bujanoc: Pas 69 viteve vjen presidenti shqiptarë në Serbi, s'ka takim me Nikoliqin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration