Bujanoc: Pas 69 viteve vjen presidenti shqiptarë në Serbi, s'ka takim me Nikoliqin
Lokale

Bujanoc: Pas 69 viteve vjen presidenti shqiptarë në Serbi, s'ka takim me Nikoliqin

01.Mar.2017 15:31
0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të vizitojë komunën e Bujanocit më 7 Mars -ditën e mësuesit dhe hapjes së shkollës së parë shqipe.

Mediat e Serbisë kanë shkruar se vizita e Nishanit është pas 69 viteve kur në  Korrik të vitit 1948, Enver Hoxha qëndroi në Beograd, transmeton Titulli.com.

Ndërsa  nga kabineti i kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq është njoftuar se nuk do të ketë takim mes Nishanit dhe Nikoliqit.

Gjatë vizitës së parë shtetërore të presidentit shqiptarë Nishani do të vizitojë ndonjë shkollë në komunën e Bujanocit në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe programin kulturorë që do të mbahet në shtypin ë kulturës në Bujanoc.

Jo zyrtarisht nga protokolli i presidentit,  mësohet se planifikohet edhe një takim i përbashkët me përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa për studentë të vitit 2016/2017
Bujanoc: Prezantohet ekspozita me portretet e ish-presidentëve amerikan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration