Komuna e Bujanocit pret 117 milion dinarë nga Trupi koordinues
Lokale

Komuna e Bujanocit pret 117 milion dinarë nga Trupi koordinues

13.Nov.2017 08:20
0
Në mbledhjen e fundit të këshillit komunal u raportua mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të komunës së Bujanocit për periudhën Janar-Qershor.

Sa i përket këtij raporti u vlerësua se rezultati është i kënaqshëm dhe se rreth 97% e të hyrave në buxhetin komunal të Bujanocit janë realizuar.

 Kryetari i komunës së Bujanocit,  Shaip Kamberi  tha se janë në fazën përfundimtare të realizimit të të gjitha mjeteve e parapara nga buxheti i Trupit koordinues rreth 117 milion dinarë sa janë të parapara  për investime, shkruan Titulli.com.

Gjatë seancës së këshillit komunal u miratua edhe vendimi i përdorimit të fondit rezervë për rrethojën e shkollës fillore “Ali Bektashi” në fshatin Nesalcë si dhe disa projekteve tjera plotësuese që nuk janë paraparë me buxhetin komunal.

Veli Idrizi, anëtarë i këshillit komunal të Bujanocit theksoi se është për tu lavdëruar realizimi I buxhetit kur shihen shifrat 98.56 % e të hyrave dhe 92.2 %daljet./Titulli.com/

Mustafa: Bashkohu në familjen e madhe PDSH, Preshevën do ta qeverisim ne?
Aliti: Në sektorin publik të komunës 40 punëtorë tepricë, presim mirëkuptim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration