Aliti: Në sektorin publik të komunës 40 punëtorë tepricë, presim mirëkuptim
Lokale

Aliti: Në sektorin publik të komunës 40 punëtorë tepricë, presim mirëkuptim

13.Nov.2017 13:17
0
Numri i të punësuarve në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike në Bujanoc duhet zvogëluar nga 507 në 467 punëtorë, kështu vlerësojnë përfaqësuesit zyrtarë.

Fadil Aliti, kryeshef i administratës komunale në Bujanoc tha për “okradio” se qeverisja lokale është e vetëdijshme për këtë problematikë por shpejt do të gjendet një zgjidhje.

Ai u shpreh se 27 prej të punësuarve kanë edhe 2 vite për pension dhe se ata do të përfitojnë programin e Shërbimit Kombëtar për Punësim.

Aliti tha se pritet që 13 nga të punësuarit të lajmërohen vullnetarisht për programin social që i ofrohet të punësuarve.

“Me ligj është paraparë pagesa për çdi vit punë nga 200 euro ndërsa ne si administratë komunale ofrojmë 250 euro dhe kështu presim përgjigje të kënaqshme kryesisht prej atyre që janë afër pensionit”, theksoi Aliti.

Sipas disa deklaratave jozyrtare deri në vitin 2020 numri i të punësuarve në sektorin publik të komunës së Bujanocit duhet te zvogëlohet në 405 dhe atëherë do të jetë më vështirë, vlerësoi Aliti./Titulli.com/

Komuna e Bujanocit pret 117 milion dinarë nga Trupi koordinues
Policia: Në fundjavë janë shënuar dy aksidente në komunikacion
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration