Komuna e Bujanocit me buxhet afro 9 milion euro, opozita e quan buxhet zgjedhorë
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka miratuar propozim buxhetin në vlerë prej 1 miliardë e 60 milion dinarë për vitin 2020.
Shaip Kamberi, kryetari I komunës së Bujanocit duke folur tha se ky buxhet nuk është zgjedhorë sepse jemi munduar të parashohim mjete që të mbështesë obligimet për realizimin e projekteve në 3 vitet e fundit.
Ai theksoi se 110 milion dinarë do të jenë për investime kapitale ndërsa një pjesë e konsiderueshme do të shkoj për praktikë profesionale që deri më tani janë paguar me një shumë simbolike minimale financiare.
Opozita shqiptare lidhur me buxhetin e propozuar është shprehur se propozim më shumë i ngjanë buxhetit zgjedhorë, shkruan Titulli.com.
Javën e kaluar këshilli komunal ka miratuar propozim vendimin e buxhetit për vitin 2020 në të cilin planifikohen 3 milionë dinarë për komisionin zgjedhor, 4 milionë për kontestet e humbura, si dhe planifikimet tjera në të cilat financon buxheti komunal.
Këshilltarët komunal shqiptar janë ankuar se shumica e materialit është vetëm në gjuhën serbe dhe se votuan pro këtij buxheti vetëm 24 këshilltarë prej 41 sa ka gjithsejtë kuvendi komunal/Titulli.com/
Vlen të theksohet se komuna e Bujanocit ka dështuar në organizimin e diskutimit publik për buxhetin dhe se pjesëmarrja qytetare ishte shume e dobët përveç punëtorëve të administratës komunale./Titulli.com/