Propozim vendimi i buxhetit për vitin 2020 kalon në Këshillin Komunal
Lokale

Propozim vendimi i buxhetit për vitin 2020 kalon në Këshillin Komunal

20.Dec.2019 11:45
0

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Shaip Kamberi u mbajt sot seanca e 27-të për këtë vit e Këshillit Komunal. Pika më e veçantë në rendë të ditës ishte Propozim vendimi i buxhetin për vitin 2020 e cila u votua me 11 vota pro dhe një abstenim. Sipas të dhënave që disponojmë buxheti i komunës së Bujanocit për 2020-në është paraparë të jetë 1 miliardë e 60 milionë dinarë.

 Kamberi në përfundim të seancës ftoi që nesër me fillim nga ora 18 do të mbahet debati publik në lidhje me buxhetin e 2020-së në amfiteatrin e objektit të fakultetit ekonomik në Bujanoc.

 Mjetet të cilat u ndanë për ndërmarrje disa ndër to në komunën e Bujanocit janë si: 3 milionë dinarë për komisionin zgjedhor, 4 milionë për kontestet e humbura, 5 milionë dinarë medieve dhe 1,5 milionë dinarë për përcjelljen e seancave të Kuvendit Komunal. Pastaj kemi 9 milionë dinarë klubet sportive, 27 milionë dinarë subvencione në bujqësi, 10 milionë Shtëpisë së Shëndetit, 2 milionë asfaltimin e terreneve sportive në Tërrnoc, 31 milionë dinarë Shtëpisë së Kulturës, 17 Bibliotekës dhe 17 milionë Qendrës Sportive. Kjo është një pjesë e vogël e buxhetit dhe ndërmarrjeve.

Këto ishin disa nga shifrat që janë bërë publike gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, ndërsa ditëve në vijim do të mundohemi ta bëjmë publik propozim vendimin e buxhetit të vitit 2020 kur ta disponojmë, pas debateve publike.    

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration