Komuna e Bujanocit “luan” me qytetarët, me dy versione të konkursit për OJQ!
Lokale

Komuna e Bujanocit “luan” me qytetarët, me dy versione të konkursit për OJQ!

28.May.2014 13:51
0
Konkursi i hapur para dy ditësh për ndarjen e mjeteve nga buxheti i komunës së Bujanocit për projektet me interes të përbashkët shoqëror po na del me “bisht” Në tabelën zyrtare të njoftimeve në ndërtesën e komunës së Bujanocit ftohen të gjitha organizatat shoqërore, sociale-humanitare dhe organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Serbisë ,e që selinë dhe aktivitetin e tyre e kanë në komunën e Bujanocit, se formularin për aplikim për në këtë konkurs mund ta marrin në faqen zyrtare të kësaj komune (www.bujanovac.rs) Përveç kësaj, letra origjinale e nënshkruar nga kryetari i Komisionit Zylqefli Sherifi, për ndarjen e mjeteve, nuk shkruan askund se përveç në këtë faqe, formulari mund të tërhiqet edhe në ndonjë zyrë tjetër. Mirëpo, si duket ndokush bënë shkelje duke ndryshuar kushtet e aplikimit dhe nuk e pyet as kryetarin e Komisionit i cili edhe është nënshkrues i dokumentit zyrtar. Ankesat e qytetarëve të arritura në Portalin Informativ Titulli zbardhin shkeljet e radhës të administratës, që pa pëlqimin e Komisionit bëjnë ndryshime në dokumentin e konkursit, duke mos vendosur deri në këtë moment fare linkun për shkarkim të formuarit për aplikim në faqen zyrtare të komunës (www.bujanovac.rs) ashtu siç edhe janë deklaruar vetë, ndërsa shkelja më e rëndë është se pa aprovim të këtij Komisioni, sidomos kryetarit të saj, shtojnë fjalinë se këtë dokumentacion mund ta marrin në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal, zyra numër 306. Duke parë se qytetarët e interesuar nuk mund ta gjejnë linkun për shkarkim të formularit në faqen e komunës, ata janë të detyruar që t’i drejtohen Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, edhe pse nuk janë të obliguar sipas vendimit të marrë nga Komisioni. Dyshimi i qytetarëve është se këto ndryshime janë bërë me prapavijë politike, duke shkelur mbi të drejtat e tyre dhe se detyrimi i tyre për të shkuar në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal shërben për klasifikim se kujt duhet dhënë formulari e kujt duhet refuzuar. Duke parë këtë diskriminim Portali Informativ Titulli ka siguruar një kopje të formularit të aplikimit duke iu mundësuar qytetarëve shkarkimin e tij dhe mbushjen, pa pasur nevojë që të shkohet në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe pasi formulari të mbushet sipas rregullave të konkursit, i njëjti dorëzohet në Komisionin për ndarjen e mjeteve për OJQ, deri më 13 qershor, në orën 15h. Edhe pse formulari është në gjuhën serbe, qytetarët shqiptarë përgjigjet në hapësirat e zbrazëta mund t’i bëjnë në gjuhën shqipe. Kliko për të shkarkuar F O R M U L A R I N Më poshtë po japim dy versionet, atë zyrtarë i cili nuk thotë se për dokumentacionin duhet të lajmëroheni në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal, si dhe të dytin të publikuar në faqen e komunës së Bujanocit, ku pa pëlqimin e Komisionit vendosen kushtet e reja nga persona të paautorizuar, duke obliguar qytetarët që të paraqiten në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal./Titulli.com/ konkursi-1 konkursi-2 konkursi-bujanovac-rs
Bilaç: Për 235 metra asfalt, 2.8 milionë dinarë
Votohet vendimi për themelimin e Komitetit dhe Zyrën për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration