Votohet vendimi për themelimin e Komitetit dhe Zyrën për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Votohet vendimi për themelimin e Komitetit dhe Zyrën për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

27.May.2014 17:46
0

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka votuar për themelimin e Komitetit dhe të Zyrës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Tani i mbetet komisionit statutor ta parasheh këtë në statutin e Komunes që kur të jetë gati të del para kuvendarëve, të jetë e përfshirë edhe kjo çështje.

Rëndësinë për t’u bërë konstituimi i këtij Komiteti dhe i kësaj Zyre e ka paraqitur para kuvendarëve Sejdulla Kadriu këshilltar i Lëvizjes Vatra.

Ai ka thënë se kjo është një dritare e vogël për atë pjesë. Kadriu tha se ka qenë kërkesë e kahershme, ka pas tentativa për tu bërë një gjë e tillë, por nuk është bërë. Tani është rast i mirë.

Ai tha se është një pjesë që ka mbet jetim dhe votimi i kësaj kërkese e nderon Gjilanit, por edhe ata qytetarë të asaj ane që, siç tha ai, jemi shumë të vetëdijshëm për kushtet e rënda që jetojnë, raporton 2lonline.

Edhe të tjerët ishin pro kësaj kërkese pasi u tha që ajo pjesë do të bëhet kështu me një adresë për të u ngritur dhe trajtuar çështje të rëndësishme në mënyrë që të mbrohen të drejtat e qytetarëve të asaj ane. /Titulli.com/

Komuna e Bujanocit “luan” me qytetarët, me dy versione të konkursit për OJQ!
Çka shkruan lajmëtari i Stambollit në vitin 1899 për Kazanë e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration