KKSH shpall konkurs për financimin e projekteve për arsim, kulturë, informim dhe gjuhë
Këshilli Kombëtarë Shqiptarë dje në një lajmërim ka shpallur konkurs për financimin dhe bashkëfinancimin e programeve dhe projekteve të shoqërisë civile – afati për aplikim është deri më 30 nëntor
Në konkurs për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
“Lëndë e këtij konkursi është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi Planin Financiar të Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2019, në vlerë prej 4 milionë dinarëve , për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave të shoqërisë civile, shoqatave që janë themelues pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare” – thuhet në konkurs.
Vlera maksimale e mjeteve për programe, gjegjësisht projekte individuale nuk mund të jenë më shumë se 500.000,00 dinarë, ndërsa ajo minimale 20.000,00 dinarë. Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 nëntor, 2019 deri më 30 nëntor, 2019. Kjo është hera e parë, që institucioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar, hap një konkurs enkas për shoqërinë civile për pakicën kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës” – shkruhet në konkursin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë.