KKSH dhe Shoqata "Mjekët e Luginës" përpjekje për realizimin e iniciativës për spital të Luginës
Lokale

KKSH dhe Shoqata "Mjekët e Luginës" përpjekje për realizimin e iniciativës për spital të Luginës

15.Jan.2021 15:43
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka prit përfaqësuesit e Shoqatës Mjekët e Luginës të kryesuar nga kryetari, dr. Bekim Arifi, dr. Xhejlane Ferati, dr. Afërdita Mustafa dhe dr. Beqir Nuhiu për të realizuar iniciativën e përbashkët për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore sekondare (spital) për Luginën e Preshevës.

"Duke iu falënderuar të gjithë stafit për mbrojtje shëndetësore, e në veçanti mjekëve për angazhimin e paepur gjatë pandemisë me Covid-19 theksova se kjo ka shpërfaqur nevojën e domosdoshme për trajtimin e shëndetit publik në nivel spitalor. Bashkërisht diskutuam për strategjinë e veprimit e avokimit, posaçërisht në identifikimin e mundësive dhe mënyrat e realizimit", tha Mustafa.

Kryetari i KKSh-së me këtë rast i ka bërë ftesë të gjithë të interesuarve t’i bashkohen kësaj iniciative e cila është e paraparë në ”Planin 7 pikësh” dhe dokumentet tjera strategjike.

Shëndeti publik dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore sekondare (spitalor) është përgjegjësi e prioritet i të gjithëve. Brenda autorizimeve institucionale të bashkëveprojmë.

Komuna e Bujanocit ka kontraktuar kompaninë për pastrimin e borës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration