KKSH diskuton për tekstet  me drejtorët e shkollave shqipe në Luginë
Lokale

KKSH diskuton për tekstet me drejtorët e shkollave shqipe në Luginë

27.May.2019 16:06
0

Zyrtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë, të udhëhequr nga nënkryetari i këtij institucion Enver Mehmeti kanë mbajtur sot mbledhje të përbashkët  me drejtorë të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.

“Gjatë këtij takimi u diskutuan për mundësinë e koordinimit të drejtorëve të shkollave dhe KKSH rreth teksteve mësimore në gjuhën shqipe në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Serbisë rreth sigurimit të teksteve mësimore”, thuhet në njoftimin për media.

Këshilli Kombëtar Shqiptar njoftoi se gjithashtu u diskutua edhe për plan programet , trajnimin e mësimdhënësve në kuadër të njëjtës marrëveshje , si dhe gjetjen e mundësive për një qasje të përbashkët dhe të sinkronizuar ndaj gjendjes në përgjithësi të arsimit, dhe për temat e veçanta. 

 Në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë të gjithë drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

 

 

Haliti mbështet bashkimin e Luginës me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration