Haliti mbështet bashkimin e Luginës me Kosovën
Lokale

Haliti mbështet bashkimin e Luginës me Kosovën

27.May.2019 12:22
0

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri ta risjellë në diskutim idenë e tij për ndryshim të kufijve. Një opsion të tillë ai e ripërmendi të shtunën në një ceremoni të mbajtur në Has të Shqipërisë, teksa theksoi se do ta bëjë të pamundurën që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, mirëpo pa i dhënë asnjë milimetër territor shtetit serb, shkruan sot gazeta "Zëri".

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe të grave zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as ‘Trepça’, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, ka deklaruar presidenti të shtunën në Has.

Idenë për ndryshim të kufijve tashmë e kanë kundërshtuar shumica e partive parlamentare në Kosovë, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjesëtarë të ish-partisë së presidentit Thaçi, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërkohë sipas përfaqësuesve të partive opozitare deklarata të tilla të presidentit Thaçi nënkuptojnë se ai po vazhdon të jetë “argat” i projektit të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Duke folur rreth idesë për ndryshim të kufijve mes Kosovës e Serbisë nënkryetari i PDK-së, si dhe njëherësh nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti për “Zërin” ka thënë se skenarët e tillë nuk janë në frymën e politikës së Bashkimit Evropian. Mirëpo sipas tij, nëse palët dialoguese vendosin për cilëndo marrëveshje, atëherë BE-ja nuk do të ndërhyjë.

“Nëse bëjmë një analizë politike dhe i shohim qëndrimet tç cilat i ka Bashkimi Evropian se cili është vizioni evropian, pra dihet se cili është - mosndryshimi i kufijve. Ky është vizioni evropian i proklamuar me kohë dhe i cili qëndron edhe sot. Palët mes vete mund të merren vesh, por besoj se BE-ja nuk ndërhyn nëse palët kanë rënë dakord që të arrijnë një marrëveshje mes vete, por unë mendoj se ne duhet të veprojmë në përputhje me vizionin evropian dhe ky është mendimi im dhe duhet të jetë si qëndrim edhe i politikës së Kosovës”, ka thënë Haliti.

Kurse idenë e presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën Haliti e ka mbështetur, porse ka shtuar se për një gjë të tillë Kuvendi i Kosovës ende nuk ka votuar.

“Kjo është një kauzë, të cilën e ka shprehur z. Thaçi edhe më herët dhe këtë kauzë ai po e mbron. Diçka të tillë zyrtarisht nuk kemi kaluar në Parlament që do të mundë të konsiderohej si politikë shtetërore. As në parti nuk kemi vendosur a e mbështesim ose jo këtë ide, prandaj unë si individ nuk kam se çfarë të them më shumë përveçqë kauza për diçka të tillë është një dëshirë jo veç e Thaçit, por e të gjithëve, sepse jemi rritur edhe politikisht me idenë e bashkimit”, ka theksuar ndër të tjera Haliti.

KKSH diskuton për tekstet me drejtorët e shkollave shqipe në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration