Lokale
KF Tërnoci përkujton veprimtarin Rexhep Adilin (foto)
Gjashtëvjetori i vdekjes së Rexhep Adilit nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit u shënua sot me një aktivitet sportiv derisa u organizuan edhe homazhe te varri i të ndjerit.
Muhamed Adili, anëtarë i familjes, falënderoi të pranishmit që po nderojnë familjen e tij çdo përvjetor.
“Jemi mirënjohës ndaj organizatorëve dhe të gjithë ata që e dinë dhe vlerësojnë punën e Rexhës. Për kontributin e Rexhës nuk kam se çka të flasë, rezultatet i shohim edhe sot. Ne si familje ndihemi krenar për veprat e Rexhës, xhaxhait tonë, jo vetëm në sport, por në të gjitha lëmit që kontribuoi”, u shpreh Muhamed Adili.
Të pranishmit në stadiumin e KF Tërnocit i përshëndeti edhe drejtori i këtij klubi Enis Salihu i cili shpalosi historikun e shkurt kushtuar Rexhës, siç njihet në popull.
“I ndjeri Rexha është njëri prej personaliteteve më të shquara të klubit tonë. Kujtimi për të, kujtim të cilin shumë prej nesh e kemi të freskët, flet për një kontribut të jashtëzakonshëm të tij në këtë klub”, tha para masës drejtori Salihu, raporton Titulli.
Drejtori matej theksoi se kulmi i përkushtimit të Rexhës rezulton me themelimin e shkollës së futbollit, rezultatet të cilat i shohim edhe tani.
Organizimin e sotëm e përshëndeti edhe Jetulla Arifi, trajner i klubit mysafirë KF Galaksia nga Gjilani.
“Është një nder i madh që të jemi mysafirë tuaj në këtë ditë për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rexhep Adili i cili ka kontribuar shumë për futbollin shqiptarë të kësaj ane. Kontributi i tij ka qenë i madh edhe në klubet e anamoravës, derisa nga puna e tij e palodhshme po shohim edhe rezultate që po ka klubi nga Tërnoci”, u shpreh Arifi.
KF Galaksia me këtë rast zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me nikoqirët KF Tërnocin.
Në shënimin e gjashtëvjetorit të vdekjes së Rexhep Adilit morën pjesë familjarët, qytetarë dhe përfaqësues nga administrata e komunës së Bujanocit.
Me këtë rast të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e të ndjerit në Tërnoc. Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza.
Më 7 shtator të vitit 1993 i ndjeri Rexhep Adili, njëri ndër futbollistët e KF Tërnocit, formoi shkollën e futbollit për të rinj.
Edhe pse në kushte tejet të vështira çunat e kësaj shkolle zhvillojnë shumë ndeshje me moshatarët e tyre në klubet kosovare e që sot asaj dite vazhdojnë të garojnë në këtë ligë.
Talentët tërnocas që hapat e para i morën nga trajneri i ndjerë, përveç në Kosovë ata luajnë edhe në klube tjera nga rajoni si: Shqipëri, Maqedoni, ndërsa nuk mungojnë as në radhët e klubeve ndërkombëtare siç janë ato në Zvicër, kurse njëherit kanë veshur edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë (U21)./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!