Incidenti në Graçanicë nuk i ndalon, “Shtegtarët” vazhdojnë rrugën për liberalizim
Lokale

Incidenti në Graçanicë nuk i ndalon, “Shtegtarët” vazhdojnë rrugën për liberalizim

01.May.2014 01:20
0

(i përditësuar)

Pesë “Shtegtarët e Lirisë”, po vazhdojnë rrugën drejtë Brukselit, duke planifikuar të bëjnë rreth 40 kilometra në ditë, e deri atje do të bëjnë 2 mijë e 558 kilometra.

Ata thonë se ndodhia e mbrëmshme në Graqanicë nuk do të ndikojë në këtë nismë, duke vlerësuar se e bëjnë që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm, pa viza, pa dallim etnie.

Ata sonte do të ndalen në fshatin Komoran, të Komunës së Drenasit, për të vazhduar edhe 75 ditët tjera, dhe për të arritur në Bruksel më 17 korrik, në orën 14 e 20 minuta.

Atje do t’i pres Komisioneri për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Evropiane, Stefan Fyle, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Deri të hënën do të jenë në Kosovë, kurse për shtatë ditë planifikojnë të kalojnë edhe Malin e Zi.

Drejtuesi i “shtegtarëve”, Ekrem Avdiu, thotë për KosovaPress se mbështetja është jashtëzakonisht e madhe prej qytetarëve, dhe institucioneve qendrore dhe lokale.

Avdiu, me plagë në fytyrë dhe kokë, uron që edhe ata që e sulmuan mbrëmë ta kuptojnë një ditë, se këtë rrugëtim nuk e bëjnë vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh cilës përkatësi etnike i takojnë./Titulli.com/

************************************************************************************************************************************************************

Disa serbë të Graçanicës i sulmuan në orët e vona të mbrëmjes, pesë “Shtegtarët e Lirë” që u nisën nga Gjilani për në Bruksel për të përcjell në kryeqendrën evropiane, mesazhin e kosovarëve për liberalizim vizash. Serbët në mënyrë të organizuar kanë sulmuar “karvanin” e Gjilanit.

Jahi Mustafa, njëri nga këmbësoret, tha se ngjarja ka ndodhur në prezencën e Policisë në orët e mbrëmjes. Sipas Mustafës, rreth 15 serbë kanë dalë nga një lokal dhe si të tërbuar iu kanë vërsulur “shtegtarëve” duke i grushtuar, ndërsa njërin e kanë therë me thikë në dorë, raporton 'Zëri'.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur grupi ka qenë nën përcjelljen e Policisë, ndërsa njërin nga anëtarët e grupit, e kanë shtrirë në tokë duke e grushtuar me shkelma e grushte, ndërsa tjetri shpëtoi duke u mbrojtur me ombrellë. Megjithatë edhe këtë e prenë me thikë në dorë”, deklaroi Mustafa.

Pas kësaj ngjarje, intervenoi policia, duke i arrestuar dy nga sulmuesit./Titulli.com/

 
Bujanoci me koncert shënon ditën ndërkombëtare të Xhazit (video)
KF Tërnoci përkujton veprimtarin Rexhep Adilin (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration