Lokale
Beqiri uron praktikantët shqiptarë, merr pjesë në ndarjen e certifikatave
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave praktikantëve shqiptarë nëpër institucionet republikane organizuar nga Zyra e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.
Në “Programin e praktikës së të rinjëve – nga pakicat në institucionet shtetërore të Serbisë” ka përfunduar me sukses 5 shqiptarë, të cilët Beqiri i përgëzoj për kryerjen me sukses të praktikës dhe theksoi se kjo është një shtytje që shqiptarët të njohin më mirë funksionin e institucioneve dhe krahas saj më me ngulm ti kërkojnë drejtat e tyre”.
Në këtë ceremoni morën pjesë: Xhejms Mur, Sekretar për çështje politike - Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ekselenca e tij Laurent Stokvis, Ambasador - Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Paula Tidi, zv/shefe të Misionit OSBE në Serbi dhe Torgni Svenungson, Këshilltar për Politikat Zhvillimore - Ambasada e Suedisë.
Nga ky program ka dal gjenerata e katërt dhe është në mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe të Holandës në Beograd, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!