Moti i keq shtyn aktivitetin sportiv në kujtim të Rexhep Adilit
Lokale

Moti i keq shtyn aktivitetin sportiv në kujtim të Rexhep Adilit

16.Apr.2014 18:48
0
Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike në Luginë, është shtyrë aktiviteti sportiv i paralajmëruar për tu zhvilluar të enjten më 17 prill. Ky aktivitet i cili duhej ti kushtohej trajnerit të paharruar Rexhep Adilit, sipas njoftimit të klubit futbollistik Tërnoci do të zhvillohet në momentin që përmirësohet moti. Udhëheqësia e klubit nga Tërnoci do të njoftojë se kur do të përkujtohet Rexhep Adili me një ndeshje miqësore me klubin nga Dardana./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************************ (11.04.2014) KF Tërnoci nuk harron Rexhep Adilin, organizon aktivitet sportiv në kujtim të tij [caption id="attachment_115923" align="alignleft" width="252"]I ndjeri, Rexhep Adili I ndjeri, Rexhep Adili[/caption] Në nderim të përvjetorit të largimit nga kjo botë të Rexhep Adilit, kryesia e Klubit Futbollistik Tërnoci ka vendosur të përkujtojnë njeriun i cili gjithë jetën ia kushtoi ngritjes dhe zhvillimit të futbollit. Në njoftimin e klubit tërnocas dërguar portalit informativ Titulli thuhet se “kryesia e KF Tërnocit, lojtarët, bashkëvendësit dhe të gjithë sportdashësit, do të përkujtojnë njeriun i cili gjithë jetën ia kushtoi ngritjes dhe zhvillimit të futbollit”. Me këtë rast, kryesia vendosi që pjesë e agjendës së ditës përkujtimore (17 prill 2014) të jetë vizita dhe vendosja e kurorave tek varri i të ndjerit dhe ndeshja miqësore tradicionale që do të zhvillohet prej orës 14:30 në stadiumin e KF Tërnocit. Mysafir i klubit do të jetë KF Dardana. Organi drejtues i klubit tërnocas, në njoftim, thekson se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë një nder për familjen Adili, për KF Tërnocin dhe veprën e të ndjerit Rexhep Adilit./Titulli.com/
"Gjendjen e paligjshme nëpër shkolla po e shkakton komuna"
Belgzim Kamberi pjesë e “Vetëvendosjes”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration