Lokale
Belgzim Kamberi pjesë e “Vetëvendosjes”
Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit përveç se në në gjirin e saj ka të rinj dhe intelektual nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Ulqini, asaj gjitashtu po i bashkohen edhe anëtarë të rinje nga Lugina e Preshevës.
Nga Presheva pjesë e kësaj lëvizje, më 13 prill të këtij viti, është bërë edhe analisti dhe njëherit kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Belgzim Kamberi.
Kamberi inkuadrimin e tij në "Vetëvendosje" e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin Facebook, ku ka njoftuar se tashmë është bërë anëtarë i Lëvizjes "Vetëvendosje".
“Të nderuar miq, ju njoftoj se që nga e diela, më 13 prill 2014, jam anëtarësuar në Lëvizjen ‘Vetëvendosje!’, duke u zgjedhur njëkohësisht nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të saj, anëtar i kryesisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, së bashku me Elvis Hoxha nga Tirana. Duke i falënderuar publikisht delegatët e KP për mbështetjen dhe besimin e tyre, e duke pasur parasysh, se angazhimi im politik në Kosovë ka krijuar konfuzitet, veçmas në Luginën e Preshevës; njoftoj të gjithë miqtë dhe opinionin publik, se vazhdoj që të qëndroj dhe që të jetoj në Luginën e Preshevës, si dhe vazhdoj aktivitetin tim profesional, në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; që nuk ka ndonjë ndërlidhje strukturore dhe aq më pak politike, me angazhimin tim personal politik jashtë rajonit të Luginës së Preshevës.”, thuhet në njoftimin e Kamberit.
Kryetari i KDNJ-së poashtu ka njoftuar se angazhimi i tij personal në Lëvizjen "Vetëvendosje" nuk nënkupton edhe shtrirjen, gjegjësisht tendencën për themelimin e ndonjë strukture të Lëvizjes "Vetëvendosje!" në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Bashkë është e mundshme”!
Lëvizjes “Vetëvendosje”, pas lajmit të Kamberit për inkuadrimin e tij në këtë parti, pritet që të i bashkohen edhe intelektual të tjerë nga Bujanoci, Presheva e Medvegja, ashtu siç disa prej tyre kanë qënë të inkuadruar prej fillimit të Vetëvendosjes si Lëvizje./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!