Lokale
Kërkohen bisedime të reja për t’u zgjidhur problemi i Luginës
Vijnë reagimet e para nga organizatat e Luginës pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Shoqata e të shpërngulurve shqiptarë nga Lugina "Vatra" kërkon që të mbahet një raund i ri bisedash mes Prishtinës e Beogradit, për zgjidhjen edhe të problemit Shqiptar në Kosovën Lindore, pasi që kjo pjesë nuk ishte përfshire në bisedimet e mëhershme.
“Përderisa nuk diskutohet në nivel ndërkombëtar (e të jenë garantuese BE-ja dhe SHBA-të) për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për popullatën e kësaj pjese, këtu perspektivë, drejtësi, por edhe qetësi nuk do të ketë!”, thuhet në reagimin e “Vatrës”.
Kjo shoqatë e Luginës me seli në Gjilan, problemet Shqiptaro-Serbe thotë se nuk mund të llogariten të mbyllura, gjersa të mos zgjidhet edhe statusi i Shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Përfshirjen e Luginës në bisedimet Prishtinë-Beograd e kanë kërkuar edhe disa nga liderët politikë të Luginës, ndërsa reciprociteti ka qenë si kusht në rast se Serbët në Kosovë fitojnë të drejta më të mëdha./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!