Gold AG paraqitet në Polici (foto)
Lokale

Gold AG paraqitet në Polici (foto)

26.Feb.2014 23:47
0
Siç është raportuar mbrëmë, sot në mëngjes rap-këngëtari Gold AG është paraqitur në Polici për intervistim. Ai është ftuar që të intervistohet nën dyshimin se me këngën e tij të fundit ka nxitur urrejtje.

gold ag-1

gold ag-3

gold ag-2

***************************************************************************************************************************************** Pas publikimit të këngës “Shqiptar”, ku këngëtari presheva Gold AG, "fyen" disa figura të jetës publike, përfshirë edhe politikanë, Policia e ka ftuar këtë të fundit që të paraqitet të enjten në Stacionin policor numër 2 në Prishtinë, lajmin e ka konfirmuar për Express, Policia e Kosovës. Zëdhënësja Flora Ahmeti tha lidhur me rastin janë duke punuar bashkarisht me Prokurorinë.

gold AG-ftesa

"Lidhur me personin në fjalë jemi duke punuar bashkarisht me Prokurorinë, prej të cilës e kemi marr edhe autorizimin për ftesën për intervistë", ka thënë për Express. Gold AG është thirrur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin – veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”./Titulli.com/
Në 22 vjetorin e Referendumit, shqiptarët e Luginës së Preshevës më keq se kurrë!
Akademi përkujtimore: Dëshmorët nuk luftuan për interesa lokale e personale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration