Akademi përkujtimore: Dëshmorët nuk luftuan për interesa lokale e personale
Lokale

Akademi përkujtimore: Dëshmorët nuk luftuan për interesa lokale e personale

26.Feb.2014 18:23
0
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc ka mbajtur akademi përkujtimore për nderë të dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001.  Akademia ka filluar me homazhet e bërë tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht varri i dëshmorit të kombit, komandant Fatmir Ibishit duke vazhduar me homazhet në vendin e rënies  së tij në fshatin Konçul. edmond isufEdmond Isufi, kryetar OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc i cili vlerësoi lartë sakrificën e ushtarëve që flijuan jetën dhe se  nuk është e lehtë të flasësh për veprën e dëshmorëve sepse ata kanë vendin më të lartë në mendjen e shoqërisë sonë. ovl 1“Dëshmorët e rënë dhe të gjithë pjesëtarët e  UÇPMB-së, luftuan për interes kombëtar dhe liri të plotë, ndërsa ne fatkeqësisht po gëzojmë një liri të pjesshme dhe se dëshmorët e gjithë ish pjesëtarët e UÇPMB-së nuk luftuan për interesa të vogla lokale e në shumë raste edhe personale”, deklaroi Edmond Isufi në akademinë përkujtimorë në Bujanoc. OVL 2Familjarë të dëshmorëve, ish luftëtar e veteran ishin mbledhur sot në sallën e vogël të shtëpisë së kulturën në Bujanoc për të përkujtuar dëshmorët e rënë dhe rikujtuar qëllimin e flijimit të tyre. Jonuz Musliu, ish shefi politik i UÇPMB-së duke përkujtuar dëshmorët ritheksoi se gjendja e të drejtave në këtë rajon nuk është e  kënaqshme. koncul fatmir isbihsi“Në kudaër të luftëtarëve vullnetarë kishin edhe nga Italia e Gjermania, ishte një luftë që kishte përqëllim realizimin e të drejtave shqiptare këtu, mirëpo fatkeqësisht jemi larg këtyre synimeve”, tha Musliu. Gjatë këtij manifestimi përkujtimorë ishte  përgatitur edhe një program kulturorë dhe morën pjesë edhe përfaqësues të pushteti lokal e institucioneve fetare./Titulli.com/
Gold AG paraqitet në Polici (foto)
Pa zgjidhje problemi i qëndrimit të studentëve të Luginës në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration