Lokale
KDNJ: Komuna e Bujanocit mjedis jo i sigurt
Këshilli për të Drejtat e Njeriut dënon ashpër dëmtimin e varrezave të shqiptarëve në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit.
Rrënimin e dhjetëra përmendoreve të ngritura në shenjë përkujtimi të anëtarëve të familjes Shabani dhe Selmani nga Osllara, KDNJ e konsideron një akt vandal dhe kërkon që nga organet komunale dhe republikane që të zbardhen arteret e këtij akti jo qytetarë.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se veprimet e fundit nuk janë në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt në komunën e Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!