Lokale
Aksident trafiku në afërsi të fshatit Dobrosin
Në afërsi të lapidarit të xhandarmerisë serbe, të vendosur mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, janë aksidentuar dy makina.
Jo zyrtarisht mësohet se një veturë e tipit audi, është ndeshur me një makinë në të cilin ishin duke udhëtuar pjesëtarë të policisë së Serbisë.
Sipas dëshmitarit të ngjarjes, njëra nga veturat ishte e dëmtuar më shumë, mirëpo të lënduar nuk ishin vërejtur nga dëshmitari, i cili ka njoftuar redaksinë e Titullit përmes telefonit.
Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar nga policia lokale, për aksidentin e ndodhur sot pas orës 11:00 në rrugën nga Lluçani që shpie në drejtim të vendkalimit administrativ me Kosovën në Dobrosin./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!