KBI nisë për në Mekë 67 pelegrinë (foto)
Lokale

KBI nisë për në Mekë 67 pelegrinë (foto)

27.Sep.2014 09:34
0

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc dhe Preshevë ka nisur pelegrinët drejt Mekës dhe Medinës dy vendet e shenjta islame, për të kryer Haxhin.

Rreth orës 1:00 pas mesnate 33 qytetarë  të komunës së Bujanocit dhe 34 nga ajo e Preshevës janë nisur me autobusë drejt aeroportit të Prishtinës për të marrë më pas aeroplanin në drejtim Arabisë Saudite, në qytetin e Xhidas.

Siç njofton KBI përmes faqes së saj zyrtare, 67 pelegrinët do të jenë nën udhëheqjen e Agron Halimit, imam nga Nesalca dhe Shaban Amidit nga Breznica, imam në fshatin Muhoc.

KBI thekson se haxhilerët, në Mekë do të jenë të akomoduar rreth 1.5 kilometër nga Qabja e shenjtë, ndërsa në Medinë shumë afër xhamisë së profetit Muhamed.

Haxhi, kushti i pestë i fesë Islame është bërë obligim për të gjithë myslimanët që kanë mundësi ta vizitojnë. Me këtë porozi Zoti i drejtohet besimtarëve në librin e tij, Kuran: Vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit‘‘( Ali-Imran:97).

Ndërsa, për vlerën e Haxhit, profeti Muhamed transmetohet të ketë thënë: Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveçse xhennetin (Buhariu dhe Muslimi). /Titulli.com/

 

Foto KBI:

Reforma në qeverisjet lokale
Mustafa: Bizneset nga Lugina pjesë e tregut kombëtarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration