KBI ndalon faljet e namazeve ditore në xhami dhe xhumasë  në komunë në e Bujanocit
Lokale

KBI ndalon faljet e namazeve ditore në xhami dhe xhumasë në komunë në e Bujanocit

16.Mar.2020 18:21
0

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të epidemisë nga Coronavirusi COVID-19  ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës njoftohet se janë ndaluar faljet me xhemat 5 namazet ditore dhe namazi i xhumasë.

KOMUNIKATË PËR OPINION

Për shkak të epidemisë COVID 19, i njohur si KORONA VIRUSI e që ka marrë përmasa ndërkombëtare: Këshilli i Bashkësisë Islame duke patur parasysh se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është prej qëllimeve më fisnike të Islamit, dhe duke u nisur nga norma se “ parandalimi i së keqes është prioritet ” gjithashtu duke u bazuar në shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë, pastaj vendimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës, shtabit emergjent pran këshillit komunal në Bujanoc, shteteve të rajonit, dhe disa qendrave të shtetetve më të mëdha të botës Islame si psh. Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Jordania dhe vendet tjera:
Edhe ne si Këshill i Bashkësisë Islame në Bujanoc në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 16. 03. 2020 marrim këtë:

V E N D I M

1. Pezullimin e përkohshëm të faljes së organizuar me xhemat të pesë namazeve ditore në xhami.
Ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë të namazit ditor.

2. Pezullon gjithashtu përkohësisht faljen e NAMAZIT TË XHUMASË kurse në vend të namazit të xhumasë ta falin namazin e drekës në shtëpitë e tyre.

3. Rekomandohet që të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve – të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet nga rrethi sa më i ngushtë familjarë.

4. Rekomandohet të shtyhen ceremonitë fetare e familjare të parapara si synetit, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat etj.

5. Të vazhdohet me inkurajimin e besimtarëve që të shtojnë kujdesin ndaj pastërtisë duke respektuar parimet fetare dhe rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.

Edhe pse nuk ka vend për shqetsim, pasi që ne me duat dhe adhurimet tona ndaj Zotit kemi një bindje të plotë se Zoti do të na mbronë nga kjo dhe çdo sprovë tjetër:
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc lut Zotin që kjo gjendje të kalon shpejt dhe pa pasoja.

Për çdo evntualitet në të ardhmen do të jeni të informuar vazhdimisht.

Këshilli i Bashkësisë Islame
BUJANOC

K R Y E T A R I, Ragmi ef. Destani

 
 
 
Komuna e Bujanocit vendosë masa për gjendjen e jashtëzakonshme ( lista e masave)
PVD dorëzon listën “Partia për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration