Kamberi përballë gazetarëve, të enjten në RTV “Aldi” në Preshevë (video)
Lokale

Kamberi përballë gazetarëve, të enjten në RTV “Aldi” në Preshevë (video)

03.Jun.2014 15:06
0
Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi do të flasë për objektivat e tij në  emisionin “Zëri Politik” në Radio Televizionin “Aldi” në Preshevë. Kamberi për herë të parë do të përballet me gazetarët e mediave kryesore në Luginë, i cili do të shpalosë para opinionit angazhimin e tij politik për të ndihmuar në avancimin e të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë. Ai gjithashtu do të paraqes edhe planet e Partisë për Veprim Demokratike për qeverisje me komunën e Bujanocit dhe Preshevës. Shaip Kamberi, është zgjedhur për herë të parë deputet popullor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 16 mars të këtij viti. Emisioni “Zëri Politik”  do të realizohet drejtpërdrejt të enjten me fillim nga ora 20:30, ndërsa gazetarët e ftuar janë Zejnulla Dauti, Jeton Ismaili, Baki Rexhepi dhe Skender Saqipi. Radio Televizioni “Aldi” për herë të parë organizon një emision të tillë duke komentuar edhe gazetarë të ndryshëm të Luginës, një praktikë që mungon edhe në televizionet tjera lokale në Bujanoc e Preshevë./Titulli.com/
Qendra për Rehabilitim “Nëna Naile” solidarizohet me familjarët e dëshmorëve të UÇPMB-së (video)
Thyhet zyra në KF Tërnoci, vidhet kompjuteri (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration